Tuesday, December 20, 2016

VLORA CITY

Rezultate imazhesh për vlora

Thursday, June 26, 2014

Riviera shqiptare nje parajse e lire (New York Times)


Rezultate imazhesh për vlora







Një parajsë e lirë, në rivierën shqiptare”. Është ky titulli i një artikulli mjaft interesant publikuar në faqen e prestigjiozes “Neë York Times” për rivierën shqiptare ndërkohë që ka nisur edhe sezoni i pushimeve. Materiali është shkruar nga Seath Kugel i cili ka vizituar personalisht brigjet e mrekullueshme të vendit tonë, nga Vlora në Sarandë, një zonë e njohur ndryshe si riviera shqiptare.




Fillimisht ai flet për fshatin Ilias ku është përballur me një pamje mahnitëse. Përtej rrugës, reporteri shikon një plazh idilik siç e quan ai, një plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku ka dëgjuar të flitet për “Manastirin”, sikur të kërkonte një godinë ku qëndrojnë murgj apo murgesha. Por në fakt ai gjen një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, në blu-në e thellë të detit. Në afërsi të plazhit, vijon artikulli, shihen bunkerë të shumtë, të vendosur aty që nga koha e ish diktaorit Enver Hoxha. “ Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh.




Gjithçka është imja’’-shkruan autori duke iu referuar këtij ambienti, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë, duke regjistruar gjithçka në këtë udhëtim. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm, dhe pasi del nga uji, gazetari sheh dy turistë asutriakë të vendosur pranë një shkëmbi të zonës ndërsa qeshin me të.  Shqipëria është padyshim një vend shumë i bukur ku me 500 euro në javë mund të bësh ç’të duash – thotë Kugel, ndësa përmend marrjen me qera të makinës për 4 ditë, një dhomë fjetjeje, ngrënien, konsumimin e kafesë apo edhe pijeve freskuese.






Në restorantet e hapura nga banorë të zonës, mund të konsumosh një vakt ushqimi me 8 euro – detajon artikulli. Udhëtimi në rivierë është shumë i bukur, duke nisur nga Vlora, edhe pse në këtë qytet mbizotëron kaosi , pasi rrugët nuk kanë emra, drejtuesit e automjeteve i ngasin makinat me shpejtësi, ndërtime vend e pa vend etj.






Por kjo nuk është aq e habitshme për Shqipërinë, një ndër vendet e varfëra të Europës i dalë nga diktatura komuniste, prej më pak se një çerek shekulli. Reporteri përshkon edhe bulevardin Vlorë- Skelë, ku dallohen lehtësisht burrat që tymosin duhan si oxhakë dhe luajnë domino. Himara është një tjetër pikë turisitike e përzgjedhur si vendqëndrim për një natë në këtë udhëtim për gazetarin e “Neë York Times”, i cili shëtit edhe parkun kombëtar të Llogarasë.







Himara, tregon Kugel, nuk ka ndoshta plazhet më të mira, por të habit me gëlimin e fast foodeve apo pikë shitjeve të sufllaqeve që janë me shumicë. Diku më tej, shihet edhe një njeri që ka hipur mbi një gomar e kalon përmes qytetit , e një ndërthyrje e tillë, duket se i tërheq vemendjen turistit gazetar, i cili thotë se ka shijuar edhe gatimin ne njërën prej tavernave të zonës.






Dikush e ka ftuar atë të provojë edhe rakinë, pije alkolike tradicionale e Shqipërisë. Kugel shprehet se i pëlqen shumë kalaja e Himarës edhe pse disa zona është e vështirë ti gjesh pasi mungojnë tabelat drejtuese. Udhëtimi i gazetarit amerikan përmend edhe qytetin e lashtë të Butrinit, një zonë turistike që ia vlen të vizitohet, apo edhe plazhi i Jalit, që shtrihet rreth 3 milje larg rrugës kryesore. Në të, janë vendosur çadra që jepen me qera dhe mikrpritja është për tu vlerësuar.






Në fund të artikullit shkruhet se cilido mund të shkojë në Shqipëri, nga çdo vend i Europës, edhe pse vetë gazetari sugjeron një kombinim udhëtimi ndoshta duke nisur nga Greqia, Italia apo ndonjë vend tjetër i Ballkanit. Ai informon edhe për udhëtimet automoblistike, oraret e tyre dhe çmimet që ofrohen, për të .


Wednesday, June 25, 2014

Riviera shqiptare



Kur mendon se ke për të bërë rreth 6 orë rrugëtim, (nëse e llogarit pa ndalesa) për të arritur në skajin jugor të Shqipërisë, fillimisht të shkakton një ndjesi bezdisëse. Por, e keqja e vetme në këtë mes, është të mos shijosh bukuritë e rivierës shqiptare, e cila këtë vit, pavarësisht mosshtimit të investimeve, u preferua në masë edhe nga turistët e huaj. Deri në Vlorë, udhëtimi është rutinor, por, me pas, duket sikur sapo ke prekur mrekullinë e natyrës. Teksa lëmë pas Ujin e Ftohtë të Vlorës dhe plazhet e mrekullueshme pranë tij, ngjisim Qafën e Llogorasë. Rruga duket pa krye, gjarpërushe dhe sikur nuk do të mbaroje kurrë. Por, në çdo moment, syri shijon atë veçantinë që Zoti i fali Shqipërisë. Të gjitha llojet e natyrës, në një. Në Jug të Shqipërisë mund të gjesh teksa bashkëjetojnë, malin, detin, liqenin, kodrën dhe fushën së bashku. Pikërisht në momentin kur mendon se je në majën më të thepisur të malit, dhe sikur je e rrethuar prej këtij të fundit, si me magji të shfaqet mrekullia e pafundme që mban emrin det…
Llogara
Te kalosh përmes Qafës se Llogorasë, aty ku lartësia është rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, mund te jesh ne paqe e harmoni te plote me natyrën. Aty te zë syri turiste, teksa soditin me shume kërshëri natyrën dhe nuk ngurrojnë te kërkojnë sugjerime se çfarë ia vlen te shikosh me shume ne Jug. Me se shumti, preferojnë te ngrenë kampingje, qe ta shijojnë ne çdo detaj natyrën. Kane dëgjuar për specialitetin e asaj zone, te quajtur Arapash, një gatim me miell misri, te brendshme qengji, gjalpë dhe djathë, dhe nuk mund te mos e shijojnë atë. Ngjitesh lart, na maje te malit, dhe para teje shtrihet si ne pëllëmbe te dorës fshati turistik i Dhërmiut. Është e bukur, por njëkohësisht e frikshme te zbresësh nga maja e malit, deri ne plazh, neper atë rruge te gjarpër, përgjatë një relievi mjaft te thyer. Por, ia vlen “te rrezikosh” qe me pas te prekesh parajsën.
Dhërmi
Plazhi i Palasës është i pari plazh i bregut qe na shfaqet pasi kalojmë qafen e Llogorasë. Qe te shijosh nga afër mrekullinë e këtij plazhi duhet te zbresësh teposhte, ne te djathte te rrugës nacionale qe gjarpëron deri ne breg te detit. Përtej Palasës ndodhet Dhërmiu, ose siç e njohin te vjetrit Drimades. Dhërmiu numëron afro 30 kisha te vjetra, mes te cilave Manastiri i Shen Todhrit, një prej me karakteristikeve te zonës. Nder plazhet e mrekullueshëm te Dhërmiut, me i veçanti është ai i Gjipese. Për te mbërritur ne këtë gji te vetmuar e magjepsës pret ne te majte te rrugës kombëtare. Një rrugice e hershme, te nxjerr pikërisht ne gjirin e vogël e te kaltër te Gjipese, i formuar nga nje përrua rreze malit. Vetëm pak kilometra me tej, ndeshin një tjetër mrekulli te natyrës, Jali, plazh i frekuentuar kryesisht nga te rinjtë, por nuk mungojnë edhe turiste te grupmoshave te tjera, te ardhur qe nga Franca, Gjermania, Greqia, apo Italia. Te mrekulluar nga bukuria e këtij plazhi (dhe jo vetëm), ata pëshpëritin ne gjuhet e tyre: “Bukur, bukur, bukur, thjesht mrekulli”. Muzika moderne, e shoqëruar me kokteil-et fantastike dhe me gatime te llojllojshme, bën qe ta shijojnë këtë mrekulli te natyrës ne çdo dimension.
Himarë
Nisemi drejt Himarës, ku njerëzisht flasin kryesisht ne greqisht, dhe ku emrat e restoranteve, bareve apo bizneseve te tjera janë po ne këtë gjuhe. Para nesh shfaqet plazhi i Potamit, ku te bën përshtypje uji-kristal i detit te asaj zone. Te duket sikur je futur ne një pishine te stërmadhe me ujë te kripur, ku ne fund te saj janë shtruar pllaka me ngjyre te kaltër. Por, krahas kësaj pamjeje, vëren një mungese infrastrukture. “Përveç detit, këtu nuk ka gjë tjetër”, shprehen pushuesit, qe, megjithatë, pohojnë se kane vite qe i qëndrojnë besnike plazheve te Himarës. Udhëtimi vazhdon. Dhe ja ku duket fshati i bukur i Qeparoit, i poshtmi dhe i sipërmi, me i ri ne moshe. Përveç plazheve te bukura te Skalomes e Ostonit, te populluara nga familjare, ne Qeparo mund te mësosh edhe pak histori. Ne fshatin e poshtëm ngrihet manastiri i Shën Mitrit, ku gjendet kisha me te njëjtin emër e stilit bizantin, me vlera te mëdha për ikonostaset prej druri.
Sarandë
Kemi ende udhe, për te arritur deri ne Sarande, por, aq me mire. I gjithë ky udhëtim është si një terapi qe te bën te harrosh te përditshmen monotone…
Arrijmë ne Borsh dhe nuk kemi se si te mos ndalemi ne një restorant te improvizuar ne mal, përgjatë lartësisë se tij. Te shijosh gatimin, ndërsa dëgjon gurgullimën e përrenjve me ujë te rrjedhshëm është një mrekulli me vete. Zbresim me tej dhe vazhdojmë te zbulojmë bukuri te tjera te natyrës. Pakkush e di qe plazhet e shtate nga 9 fshatrat e Lukovës përfshijnë gati 60 për qind te vijës bregdetare te Jonit. Përfshirja konsiston ne154 km ne vije lineare me plazhe te ndryshme; nga ato te hapura, masivet, shkëmborët e deri tek me ekzotiket, shumica ende te pashkelura nga turistet. Pamja e mrekullueshme qe te shfaqet sapo ke kaluar Shën Vasilin ne rrugën e Rivierës, tregon se sapo je afruar ne plazhin e shpellës, ne nje nga plazhet me te bukura te zonës. Nga rruga mund te shikosh apo te zgjedhësh rrugicat gjarpërushe qe te çojnë ne plazhin e Bunecit, plazhin e Shpellës, Plakoto, Kurorëz, ku ndodhet dhe Manastiri i Shën Mërisë, pjese e Triadës se Shën Mërisë, plazhi Heremet, si dhe plazhi i Kakomesë. Me ne jug te Sarandës gjendet Ksamili, i shënjuar nga pese ishujt e tij te vegjël me plazhe te bukura, e te fshehura ne brigjet e veshura me peme