Kur mendon se ke për të bërë rreth 6 orë rrugëtim, (nëse e llogarit pa ndalesa) për të arritur në skajin jugor të Shqipërisë, fillimisht të shkakton një ndjesi bezdisëse. Por, e keqja e vetme në këtë mes, është të mos shijosh bukuritë e rivierës shqiptare, e cila këtë vit, pavarësisht mosshtimit të investimeve, u preferua në masë edhe nga turistët e huaj. Deri në Vlorë, udhëtimi është rutinor, por, me pas, duket sikur sapo ke prekur mrekullinë e natyrës. Teksa lëmë pas Ujin e Ftohtë të Vlorës dhe plazhet e mrekullueshme pranë tij, ngjisim Qafën e Llogorasë. Rruga duket pa krye, gjarpërushe dhe sikur nuk do të mbaroje kurrë. Por, në çdo moment, syri shijon atë veçantinë që Zoti i fali Shqipërisë. Të gjitha llojet e natyrës, në një. Në Jug të Shqipërisë mund të gjesh teksa bashkëjetojnë, malin, detin, liqenin, kodrën dhe fushën së bashku. Pikërisht në momentin kur mendon se je në majën më të thepisur të malit, dhe sikur je e rrethuar prej këtij të fundit, si me magji të shfaqet mrekullia e pafundme që mban emrin det…
Llogara
Te kalosh përmes Qafës se Llogorasë, aty ku lartësia është rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, mund te jesh ne paqe e harmoni te plote me natyrën. Aty te zë syri turiste, teksa soditin me shume kërshëri natyrën dhe nuk ngurrojnë te kërkojnë sugjerime se çfarë ia vlen te shikosh me shume ne Jug. Me se shumti, preferojnë te ngrenë kampingje, qe ta shijojnë ne çdo detaj natyrën. Kane dëgjuar për specialitetin e asaj zone, te quajtur Arapash, një gatim me miell misri, te brendshme qengji, gjalpë dhe djathë, dhe nuk mund te mos e shijojnë atë. Ngjitesh lart, na maje te malit, dhe para teje shtrihet si ne pëllëmbe te dorës fshati turistik i Dhërmiut. Është e bukur, por njëkohësisht e frikshme te zbresësh nga maja e malit, deri ne plazh, neper atë rruge te gjarpër, përgjatë një relievi mjaft te thyer. Por, ia vlen “te rrezikosh” qe me pas te prekesh parajsën.
Dhërmi
Plazhi i Palasës është i pari plazh i bregut qe na shfaqet pasi kalojmë qafen e Llogorasë. Qe te shijosh nga afër mrekullinë e këtij plazhi duhet te zbresësh teposhte, ne te djathte te rrugës nacionale qe gjarpëron deri ne breg te detit. Përtej Palasës ndodhet Dhërmiu, ose siç e njohin te vjetrit Drimades. Dhërmiu numëron afro 30 kisha te vjetra, mes te cilave Manastiri i Shen Todhrit, një prej me karakteristikeve te zonës. Nder plazhet e mrekullueshëm te Dhërmiut, me i veçanti është ai i Gjipese. Për te mbërritur ne këtë gji te vetmuar e magjepsës pret ne te majte te rrugës kombëtare. Një rrugice e hershme, te nxjerr pikërisht ne gjirin e vogël e te kaltër te Gjipese, i formuar nga nje përrua rreze malit. Vetëm pak kilometra me tej, ndeshin një tjetër mrekulli te natyrës, Jali, plazh i frekuentuar kryesisht nga te rinjtë, por nuk mungojnë edhe turiste te grupmoshave te tjera, te ardhur qe nga Franca, Gjermania, Greqia, apo Italia. Te mrekulluar nga bukuria e këtij plazhi (dhe jo vetëm), ata pëshpëritin ne gjuhet e tyre: “Bukur, bukur, bukur, thjesht mrekulli”. Muzika moderne, e shoqëruar me kokteil-et fantastike dhe me gatime te llojllojshme, bën qe ta shijojnë këtë mrekulli te natyrës ne çdo dimension.
Himarë
Nisemi drejt Himarës, ku njerëzisht flasin kryesisht ne greqisht, dhe ku emrat e restoranteve, bareve apo bizneseve te tjera janë po ne këtë gjuhe. Para nesh shfaqet plazhi i Potamit, ku te bën përshtypje uji-kristal i detit te asaj zone. Te duket sikur je futur ne një pishine te stërmadhe me ujë te kripur, ku ne fund te saj janë shtruar pllaka me ngjyre te kaltër. Por, krahas kësaj pamjeje, vëren një mungese infrastrukture. “Përveç detit, këtu nuk ka gjë tjetër”, shprehen pushuesit, qe, megjithatë, pohojnë se kane vite qe i qëndrojnë besnike plazheve te Himarës. Udhëtimi vazhdon. Dhe ja ku duket fshati i bukur i Qeparoit, i poshtmi dhe i sipërmi, me i ri ne moshe. Përveç plazheve te bukura te Skalomes e Ostonit, te populluara nga familjare, ne Qeparo mund te mësosh edhe pak histori. Ne fshatin e poshtëm ngrihet manastiri i Shën Mitrit, ku gjendet kisha me te njëjtin emër e stilit bizantin, me vlera te mëdha për ikonostaset prej druri.
Sarandë
Kemi ende udhe, për te arritur deri ne Sarande, por, aq me mire. I gjithë ky udhëtim është si një terapi qe te bën te harrosh te përditshmen monotone…
Arrijmë ne Borsh dhe nuk kemi se si te mos ndalemi ne një restorant te improvizuar ne mal, përgjatë lartësisë se tij. Te shijosh gatimin, ndërsa dëgjon gurgullimën e përrenjve me ujë te rrjedhshëm është një mrekulli me vete. Zbresim me tej dhe vazhdojmë te zbulojmë bukuri te tjera te natyrës. Pakkush e di qe plazhet e shtate nga 9 fshatrat e Lukovës përfshijnë gati 60 për qind te vijës bregdetare te Jonit. Përfshirja konsiston ne154 km ne vije lineare me plazhe te ndryshme; nga ato te hapura, masivet, shkëmborët e deri tek me ekzotiket, shumica ende te pashkelura nga turistet. Pamja e mrekullueshme qe te shfaqet sapo ke kaluar Shën Vasilin ne rrugën e Rivierës, tregon se sapo je afruar ne plazhin e shpellës, ne nje nga plazhet me te bukura te zonës. Nga rruga mund te shikosh apo te zgjedhësh rrugicat gjarpërushe qe te çojnë ne plazhin e Bunecit, plazhin e Shpellës, Plakoto, Kurorëz, ku ndodhet dhe Manastiri i Shën Mërisë, pjese e Triadës se Shën Mërisë, plazhi Heremet, si dhe plazhi i Kakomesë. Me ne jug te Sarandës gjendet Ksamili, i shënjuar nga pese ishujt e tij te vegjël me plazhe te bukura, e te fshehura ne brigjet e veshura me peme
0 comments:
Post a Comment